Në 23-vjetorin e themelimit, kryetari i PDK-së uron dy mediat e luftës

04 janar 2022 | 13:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar 23-vjetorin e themelimit të Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress”.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në kohët më të vështira, këto dy media kombëtare ishin frymëzimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe zëri i shqiptarëve të Kosovës, që u dëgjua gjithandej nëpër botë.

“Dy mediet e luftës dhe lirisë, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “Kosovapress”, sot shënojnë 23 vjetorin e themelimit të tyre. Në kohët më të vështira, këto dy media kombëtare ishin frymëzimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe zëri i shqiptarëve të Kosovës, që u dëgjua gjithandej nëpër botë. Përveç themeluesve, stafit, luftëtarëve që mbrojtën këto medie, sot një falënderim i veçantë u shkon familjeve Berisha dhe Gega, të cilat ofruan shtëpitë e tyre për vendosjen dhe funksionimin e tyre në Berishë dhe në Katundin e Ri. Urime përvjetorin dhe shumë suksese në Kosovën e Lirë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Recension për veprën ‘Hipnoza’ të Albin Mehmetit) Ardona Bullatovci Pas…