Në 24 orë u shëruan 15 persona nga Covid-19 në Shqipëri
07 prill 2020
| 09:13
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë lidhur me të infektuarit me koronavirus. Ministrja ka shkruar në ‘Facebook’ se edhe 15 të infektuar të tjerë kanë arritur të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë tha se ishin shëruar 30% e të infektuarve me koronavirus në vend.