Në 24 orët e fundit, 1 180 ushtarë rusë të vrarë i raporton Ukraina
Në raportin më të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se Rusia ka humbur 1,180 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar numri i përgjithshëm i të vrarëve në 546,270.
Ukrainasit gjithashtu pretendojnë se në 24 orët e fundit, forcat e Putinit kanë humbur 16 tanke si dhe 57 sisteme artilerike.
Në anën tjetër, rusët vazhdojnë të hezitojnë të publikojnë raporte sa i përket humbjeve apo fitoreve në fushëbetejë.
Madje ata edhe ato pak media ruse që mëtojnë të tregojnë të vërtetën i gjobisin apo i censurojnë – duke tentuar me çdo kusht ta mbajnë sekret raportimin për luftën në Ukrainë.
Humbjet e përgjithshme të forcave ruse nga 24 shkurti 2022 e deri më 3 qershor 2024 vlerësohen të jenë si më poshtë:
546,270 (+1,180) personel ushtarak;
8,123 (+16) tanke;
15,583 (+17) autoblinda;
14,712 (+57) sisteme artilerike;
1,115 (+1) sisteme raketore;
876 (+2) sisteme të mbrojtjes ajrore;
360 (+0) aeroplanë;
326 (+0) helikopterë;
11,668 (+27) dronë;
2,336 (+1) raketa;
28 (+0) anije;
1 (+0) nëndetëse.