
Në 24 orët e fundit 105 raste të reja me Covid-19 vetëm në Prishtinë
26 tetor 2020
| 15:16
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar për numrin e vdekjeve dhe të infektimeve me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Sipas IKShPK-së, nga 205 raste të reja të infektimi me Covid-19, 105 raste janë vetëm në Prishtinë.
Ndërsa, komuna e dytë me numrin më të madh të të infektuarve është Gjilani, me 12 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar tre viktima nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 62 pacientë.