Në 24 orët e fundit, 25 persona të arrestuar në Kosovë
12 maj 2020
| 11:09
Në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 25 persona të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes.
Policia ka njoftuar se numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 11 persona, në Pejë 5, në Mitrovicë të jugut 4 e Departamenti i Kufirit ka arrestuar 5 persona.
Nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja parandaluese ndaj COVID-19, prandaj qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. Koha kur mund të dalin është e përcaktuar në bazë të shifrës së fundit të numrit personal.