Në 24 orët e fundit, 251 persona kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente
25 maj 2022
| 14:53
251 persona kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit.
Prej tyre, 83 janë mjekuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 44 raste kanë qenë kirurgjike dhe 57 raste internistike.
Gjithashtu, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 11 persona të lënduar në aksidente trafiku.