Në 24 orët e fundit asnjë rast i vdekjes nga Covidi, shënohen edhe 40 raste të reja
09 tetor 2021
| 15:11
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 1.226
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.
Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.