Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 458 doza të vaksinës

09 shtator 2021 | 15:15

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës anti-Covid.

Në njoftimin për medie, kjo ministri ka treguar se deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas tragjedisë që ngjau në…