![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/vaksina.jpg)
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës
14 shtator 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë dhënë 20 144 doza të vaksinës anti-Covid.
Deri më sot 369 033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës. Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.