Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës anti-Covid

14 shkurt 2022 | 15:12

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 302 doza të vaksinës anti-Covid.

Sipas MSh-së, deri me tani janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.”, është thënë në njoftimin për medie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…