
Në 24 orët e fundit janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër Covidit
21 qershor 2022
| 12:06
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.