Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër Covidit

26 shkurt 2022 | 15:13

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 22-të…