
Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës
11 korrik 2021
| 15:13
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ministria ka treguar se deri me tani 64 mije e 276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftim.