
Në 24 orët e fundit jepen 4 731 doza të vaksinës kundër Covidit
20 janar 2022
| 15:15
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.