Në 24 orët e fundit nëntë raste me Covid në Kosovë, asnjë rast i vdekjes
18 qershor 2021
| 14:58
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1.694 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
Në total numri i rasteve aktive është 179.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.
Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.