![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/covid-kosova-1.jpg)
Në 24 orët e fundit shërohen edhe 12 qytetarë nga Covidi
17 qershor 2021
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1.848 testime, dhjetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 184.