Në 24 orët e fundit vetëm dy raste pozitive me Covid
17 korrik 2021
| 14:16
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.944 testime, dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.
Në total numri i rasteve aktive është 98.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.