Në 24 orët e fundit, vetëm në Prishtinë 302 raste me Covid

28 mars 2021 | 15:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, pas njoftimit të 914 raste të reja me Covid në vendin tone dhe dhjetë rasteve të vdekjeve.

“Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me Covid-19, sot janë raportuar 914 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 302 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave”, bëhet me dije në njoftimin e IKShPK-së.

“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19”, thuhet në apelin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…