Në 25-vjetorin e betejës së Koshares në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, Federata Pan-Shqiptare “Vatra” nderon heronjtë e kombit

20 maj 2024 | 16:22

Nga Astrit Gashi, Koshare

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha me komandantët e Koshares nderoi 114 dëshmorët e heronjtë e Kosovës në Kosharen legjendare të cilët janë bazamenti i shtetit të Kosovës.

Sot, toka e qielli ishin bashkuar flisnin shqip ndërsa mjera të pranishëm qe kishin ardhur në përkujtim të tyre nderojnë dhe lartësojnë pavdekshmërinë e tyre. Kosharja e cila i dha hapësirë krahut të shqiponjës mbi Pashtrikun e lashtë, njëjtë si një qenie mitike, duke bërë të mundur prekjen reale të fitores që po mbështetej fuqishëm nga aleatët e shqiptarëve dhe të Kosovës, në krye me SHBA.

Atje ku prehen, krye heroi e veterani i organizimit të luftës, Sali Ceku, i cili na inkurajonte se “serbët nuk janë të pavdekshëm, dhe së në një të ardhme të afërt këta të fundit do ta lëshojnë Kosovën me turp”, dhe “pavarësisht se si do të jetë, me luftë apo me paqe, Kosova është e jona”.

Strategu Agim Ramadani, që na frymëzonte tek vrojtonte fushëbetejën mbi Dukagjin se “ia vlen me vdekë vetëm për emrin Kosovë” dhe detyrën se “nëse një ushtar do mbetet, ka detyrë ta riformojë ushtrinë e të vazhdojë luftën”. Erdhën dhe ata të cilët e drejtuan këtë beteje, Rrustem Berisha, Hisen Berisha, Musa Gjakova, Fadil Hadergjonaj të cilët me Elmi Berisha kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra me buqeta me lule përkujtuan 25 vjetorin e betejës së lavdishme të Koshares.

“Sot për mua dhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” për shqiptaro-amerikane është një ditë shumë e veçantë sepse jemi ardhur të përulem para sakrificës sublime që e kanë bërë këta djem dhe vajzave qe kane sakrifikuar jetën e tyre për shtetin e Kosovës. Kjo është beteja me e lavdishme e historisë moderne shqiptare, kjo është beteja e cila e kthejë moralin tek diaspora shqiptare, të miqtë tanë e Uashington dhe gjithandej. Kjo është një beteje një luftë me te cilën krenohemi jemi krenuar dhe do të jete si motiv mbrojtjes se kombit tone i bashkimit tone i unifikimit politik, diplomatik, moral dhe kombëtar. Unë kam pas nderin që me disa nga këta heronj të cilët dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës. E kam pas një rrugëtim të vogël me heronjtë që e ruaj shumë pranë zemrës dhe mburrëm. Sot e falënderoj komandantin, Rrustem Berisha, Hisen Berisha, Fadil Hadergjonaj, Musa Gjakova e të gjithë juve që me disa nga ju kam pas fatin të punojë në shërbim të kombit. Jam krenar që një pjesë të jetës sime, një pjesë të shkurtë por të lavdishme të kontributit tim dhe kontributit të përgjithshëm si shqiptaro amerikan dhe puna jonë e afërt me ministrin e mbrojtës kolonel Ahmet Krasniqin i pavdekshëm qoftë kujtimi dhe vlerësimi për Lavdi dëshmoreve të kombit. Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës nga të gjitha viset shqiptare. Ju falënderoj shumë dhe jam shumë krenar që jam në mesin e luftëtarëve”, theksoi në fjalimin e tij kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha.

No description available.

Ndërsa njëri nga drejtuesit e betejës së Kosharës, Rrustem Berisha duke u falënderuar thotë: “Në emër të gjithë bashkëluftëtareve të Koshares e falënderoj z. Elmi Berishën për vizitën për kontributin që ka dhënë vatra dhe në të kaluarën por përmes këtij kontributi dhe kësaj vizite dëshiroj të falënderoj të gjithë shqiptaret e mërgatës, qe kanë ndihmuar shume luftën e fundit që pa ndihmën e tyre do te kishim të vështire dhe çlirimin e Kosovës dhe luftën qe kemi bere. Fal ndihmës dhe angazhimit të tyre është ne na është lehtësuar ne një fare forme zhvillimet e veprimeve luftarake”.

Edhe Hisen Berisha njëri nga komandantët e kësaj beteje e cila kishte vijën frontale 14 kilometra thotë: “Z. Elmi Berisha ka që pjesë e angazhimeve të para të ushtarakëve e mbështetjes së luftës së UÇK-së në përgjithësi, sot na ka nderuar shumë që ishte pjesë e nderimit të luftëtareve të dëshmorëve dhe veteranëve që jemi gjallë dhe familjarëve të dëshmorëve që ishin prezent me homazhet që u organizuan në këtë kompleks memorial”.

No description available.

Krahas gjithë sakrificës dhe luftës sonë të lavdishme, falënderimi jeton përherë për aleatin tonë të përhershëm SHBA thonë të gjithë ata që ishin të pranishëm në kompleksin Memorial duke falënderuar aleatin tonë strategjik, që me vijat e kuqe që ia vuri Serbisë, Presidenti Bush senior, për të vazhduar me vendimin e Presidentit Klinton që ta mbështesë luftën e UÇK-së, për t’i dhënë fund shkeljes masive të të drejtës humanitare, për t’i dhënë fund tragjedisë njerëzore, për ta ndalur barbarinë dhe mizorinë e Millosheviçit, me goditjet ajrore shkatërruese. Na kujtohet kur thoshte presidenti Klinton, Kosova është, vendi ku u trazua ndërgjegjja jonë, sepse Ju i treguat botës se keni shpirt të madh ndaj dhe fituat. Ne e bëmë luftën, ju bëjeni paqen, të cilën e konsiderojmë me shumë rëndësi për Amerikën. Në Kosovë, shqiptarët dhe aleatët tanë, vendosën të ardhmen e shekullit të ri, këtë që po e jetojmë sot.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant…