![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/bh.jpg)
Në 25-vjetorin e rënies, poetja dhe veprimtarja Shefqete Gosalci kujton heroin Bahri Fazliu
08 maj 2023
| 13:56
Poetja, veprimtarja, Shefqete Gosalci, ka kujtuar në 25-vjetorin e rënies heroin Bahri Fazliu.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se ky kolos i kombit shqiptar, kur ra hero kishte 27 vite jetë, veprimtari, përpjekje titanike, burg, qëndrim, shkrim, poezi, frymëzim, sakrificë, luftë e fitore deri në pavdekësi.
“Lavdi dhe nder i përjetshëm Heroit të Kombit Bahri Fazliu! Gjaku u bëftë dritë!”, ka shkruar Gosalci.
Bahriu ishte vëllai i heroit Fahri Fazliu.