Në 25 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori i kombit Hazir (Selman) Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës

28 korrik 2023 | 13:59

Sot, me aktivitete të ndryshme, në 25 vjetorin e rënies, është përkujtuar dëshmori i kombit Hazir Selman Kryeziu, nga fshati Bubavec i Komunës së Malishevës. Këto aktivitete janë organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Në përkujtim të rënies së dëshmorit, krahas familjarëve e bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, personalitete të ndryshme, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetar të komunave tjera dhe qytetarë të shumtë.

Fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku është i varrosur edhe dëshmori Hazir Kryeziu, e më pas, është mbajtur një akademi përkujtimore, e mbështetur nga Komuna e Malishevës, si dhe është shfaqur një film dokumentar.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, e ka vlerësuar lartë veprimtarinë e dëshmorit Hazir Kryeziu dhe gjithë luftën çlirimtare. “Ne do të vazhdojmë me angazhimin për mbështetjen e vlerave të luftës së shenjtë të UÇK-ës dhe respektimin e këtyre vlerave, në veçanti për dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë e vendit”, tha mes tjerash Kastrati.

Fjalë rasti kanë mbajtur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, shkrimtari Daut Demaku, drejtori i shkollës “Dëshmorët e fshatit Bubavec”, Selim Kryeziu, të cilët kanë folur për rëndësinë e luftës së UÇK-ës dhe kontributin e dëshmorit, para luftës, në luftë dhe deri në rënien heroike të tij më 28 korrik 1998. Në emër të familjes, ka folur Selman Kryeziu, djali i dëshmorit Hazir Kryeziu.

Për jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit, Hazir Kryeziu, përgatitur nga RadioTelevizioni “RTV Malisheva2001” , është shfaqur një dokumentar  me titullin “Pushtuesit,-Pushkën n’Ball”, ku pasqyrohet në tërësi jeta, veprimtari dhe lufta, deri në rënien e tij, më 28 korrik 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Luzha shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…