Në 26-vjetorin e protestave studentore, Kurti nderon Statovcin

01 tetor 2023 | 13:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Ejup Statovci, të dielën ka bërë homazhe te varri i tij.

Kurti, gjatë homazheve ka thënë se ky nderim te varri i tij tregon se nuk harrohet data e 1 tetorit.

“Duke e vlerësuar lartësisht kontributin e profesorit Statovci, pas homazheve kryeministri Kurti tha se ky nderim tek varri i tij tregon se nuk e harrojmë atë datë dhe shtoi se i kemi aq shumë borxh profesor Statovcit i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar e poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Gjatë vizitës, Kurti ishte bashkë me Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Hajrullah Koliqin, Ahmet Gecën, Lulëzon Jagxhiun, Jeton Rexhën dhe Atdhe Hykollin.

Ndërsa Dugolli ka thënë se Statovci ishte në ballë bashkë me studentët dhe një shtyllë e madhe e përkrahjes që e pati lëvizja e studentëve.

“Nga pjesëmarrësit u përkujtua dhe rektori Kelmendi i cili ishte pasues i rektorit Statovci, gjithashtu dhe veprimtarin e liderin studentor nga Mitrovica Ali Ahmeti për kontributin e dhënë për studentët, universitetin dhe shoqërinë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

fotografia e kryeministri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e dhjetë vjet, për komunat me shumicë serbe në…