Në 26-vjetorin e rënies përkujtohet heroi Agron Rrahmani

12 maj 2024 | 16:42

Sot u bënë homazhe në 26-vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit, Agron Rrahmani.

“Bahri Fazliu e Agron Rrahmani ishin të pandashëm. Në prirjet e tyre të ndryshme e kompletonin të njëjtën vepër, aspekti politik dhe ushtarak, së bashku përbënin luftën… Janë heronjtë e kësaj lirie. Ata nuk e donin luftën, ata e donin lirinë. Por, fati i këtyre të dyjave është i lidhur. Vdekja e tyre ishte luftë për jetën, sepse jeta ka kuptim vetëm me liri. Lavdi Heroit të Kombit, Agron Rrahmani. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar në “Facebook” veprimtari Fadil Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do…