Në 30 trafo të Veternikut po bëhet konvertimi i linjave nga 10kV në 20kV
Në kuadër të planit investiv, po bëhet konvertimi i linjës nëntokësore nga 10kV në 20kV në Daljen 2 Veterniku, e cila përfshin mbi tridhjetë trafo në një pjesë të Veternikut, Çagllavicës përgjatë magjistrales Prishtinë-Ferizaj.
Si një projekt kapital, ky investim sjell përfitime të rëndësishme për konsumatorët. Me dyfishimin e kapacitetit të linjës nga 10kV në 20kV, konsumatorët tanë në këtë pjesë-kryesisht komercialë, por edhe shtëpiakë, do të kenë stabilitet të lartë dhe cilësi të furnizimit me energji elektrike.
Konvertimi i kësaj linje është një hap i rëndësishëm drejt një rrjeti modern, të cilin KED-iS po e implementon gjithandej nëpër Kosovë.
Në të njëjtën zonë të Prishtinës, javën e kaluar është bërë konvertimi i linjës 10kV në 20kV në rreth pesëdhjetë trafo, ndërkaq së shpejti pritet që e njëjta të bëhet edhe në rreth njëzet trafo të tjera në Daljen Rezonanca.