Në 5-vjetorin e themelimit, Nismës në Shtime i bashkohen 121 anëtarë të rinj
Nisma Socialdemokrate dega në Shtime ka shënuar pesëvjetorin e themelimit.
Në një tubim madhështor në sallën e stërmbushur, 121 anëtarë të rinj, intelektualë, djem e vajza, me energji pozitive iu bashkuan degës së Nismës në Shtime.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi ka uruar strukturat dhe drejtuesit e Nismës në Shtime për pesë vjetorin, iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj.
Ai tha se ardhja e tyre i ka bërë më të fuqishëm dhe të gatshëm për detyrat që na presin.
Limaj tha se Nisma është kthyer në adresë dhe shpresë për qytetarët e vendit të cilët çdo ditë e më shume po i bashkohen Nismës.
“Ne përpiqemi me ulë kokën dhe me punu për të mirën e Kosovës. Ne marrim iniciativa që i shërbejmë njerëzve. Ne jem identifikuar me projekte të mëdha për vendin pa bërë zhurme e premtime, por gjithmonë në komunikim me qytetarët. Ne nuk e duam votën mbi bazën e mashtrimit, ne kemi krijuar një qëndrim që na njeh Kosova”, ka thënë Limaj.
Më tutje, ai tha se Nisma ka dëshmuar se iu ka dhënë hapësire njerëzve të kësaj komune, duke shtuar se ka ardhur koha që Shtimja të qeveriset nga kandidati i Nismës, dhe kryetari i ardhshëm duhet jetë nga Nisma nga kjo frymë, e cila bashkon e ofron njerëz.
“Ka ardhur koha që djemtë apo vajzat tuaja apo drejtuesit e Nismës këtu t’i shohim në Kuvendin e Kosovës duke e ngritur zërin për Shtimen dhe Kosovën.
Kreu i Nismës tha se sipas të gjitha sondazheve, Nisma është dyfishuar për nga mbështetja e qytetarëve, duke shtuar se në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen, Nisma do t’i ketë mbi 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i degës së Nismës në Shtime, Fehmi Hysenaj, tha se Nisma në këto pesë vite të ekzistimit tanimë është shtrirë në çdo fshat e lagje të Shtimes.
Mbështetja në Nismën Socialdemokrate, sipas tij, po rritet çdo ditë e më shumë.
Ai tha se në Shtimë janë rreth 20 nëndegë të konsoliduara dhe se bashkërisht do të angazhohen gjithmonë në funksion të shtrirjes se konceptit socialdemokrat në këtë komunë.