Në ’98-n u strehuan rreth 100 mijë shqiptarë në Isniq, zbulohet memoriali përkujtimor

07 shtator 2022 | 15:44

Të mërkurën në Isniq të Deçanit është bërë zbulimi i memorialit përkujtimor, në kujtim të shpëtimit e strehimit të rreth 100 mijë shqiptarëve nga e gjithë Kosova në shtator të vitit 1998.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ky memorial do të jetë dëshmi e zemërgjerësisë, bujarisë e fisnikërisë së shqiptarëve ndër breza.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

“Falënderoj Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për financimin e këtij projekti dhe gjithë të pranishmëve që na nderuan me prezencën e tyre sot!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, 7 shtator - Federata e Futbollit e Kosovës ka…