Në Açarevë do të rinovohet akademia e parë ushtarake e UÇK-së
31 maj 2018
| 17:26
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të enjten kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit.
Në fushën e trashëgimisë kulturore sipas memorandumit do të bëhet restaurimi i akademisë së parë luftarake të UÇK-së në Açarevë dhe rikonstruktimi i kullës së Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë.
Kurse, në fushën e sportit, MKRS-ja do të investojë fillimisht 200 mijë euro për ndërtimin e një stadiumi në fshatin Runik.