
Në Aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa të cigareve
07 prill 2025
| 11:41
Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 6 prill rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë – Londër, shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar, konkretisht sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së.
“Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa). Malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar”, ka njoftuar Dogana.