Në aeroportin e Prishtinës pasagjerit i sekuestrohen 50 fishekë
06 janar 2025
| 08:52
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.
“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.