Në Afganistan vriten 13 civilë, shumica fëmijë

25 mars 2019 | 14:57

Trembëdhjetë (13) civilë janë vrarë, shumica nga ta fëmijë, “në një sulm ajror të forcave ndërkombëtare”, pranë qytetit Kunduz të Afganistanit, ka njoftuar Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan.

“Misioni shpreh shqetësim serioz që faktet fillestare tregojnë se dhjetë nga të vrarët janë fëmijë, anëtarë të një familjeje të gjerë, të zhvendosur nga luftimet gjetkë”, është thënë në një deklaratë të misionit të OKB-së.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur në lagjen “Telavka”, natën midis 22 dhe 23 marsit, gjatë “operacioneve kundër militantëve talibanë, të kryera nga forcat pro-qeveritare”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve…