Në Afrikë po besojnë te një pije “çudibërëse” kundër koronavirusit
04 maj 2020
| 11:07
Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli do të dërgojë një avion në Madagaskar për të siguruar një tonik bimor i cili po shitet si një kurë për Covid-19 edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka ende asnjë kurë për këtë pandemi.
Ky lëng është prodhuar nga lulja Artemisia, e cila gjithashtu është përdorur dhe si një trajtim kundër malarjes.
Pija është prezantuar si një trajtim organik kundër Covid dhe ka nisur të tregtohet vetëm pasi është testuar në më pak se 20 persona në një periudhë 3 javore.
Në përgjigje të këtyre lajmëve për kurë me pike bimore, OBSH përsëriti qëndrimin e saj se ajo nuk rekomandon asnjë vetë-mjekim për të parandaluar apo kuruar koronavirusin. A2