Në Afrikën e Jugut rrëzohet avioni, 19 të lënduar
10 korrik 2018
| 18:20
Të paktën 19 persona janë lënduar pas rrëzimit të një avioni pranë qytetit të Pretorias, në Afrikën e Jugut.
Shërbimet lokale të emergjencës në Afrikën e Jugut kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Twitter”, ku vërehej ndihma e ofruar pasagjerëve për të dalë nga rrënojat në flakë të avionit, në një fushë me bari.
Raportime të pakonfirmuara ende flasin për një person në gjendje kritike për jetën.