Në aksionin kundër kontrabandës në veri ishin sulmuar edhe tre persona nën mbrojtje ndërkombëtare
22 tetor 2021
| 13:51
Më 13 tetor në Zveçan ishte sulmuar me gurë vetura e tre personave që ishin nën mbrojtjen ndërkombëtare dhe dje ky rast u raportua në polici. Në atë ditë Policia e Kosovës po kryente aksionin kundër kontrabandës në veri të vendit, njofton Klankosova.tv.
“Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i panjohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje bëhej e ditur se nuk raportohet për të lënduar. Kurse lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hetohet dhe iniciohet rasti.