Në ambientet e Konsullatës së Kosovës në Frankfurt hapet ekspozita individuale e artistes Ajmone Zekaj
Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, është hapur ekspozita individuale e artistes Ajmone Zekaj. Kjo ekspozitë dontë jetë e hapur deri më 1 mars 2024.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, konsull i së cilës është Gëzim Gashi.
Njoftimi i plotë:
Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, u hap ekspozita individuale e artistes Ajmone Zekaj.
Ne hapje të ketij eveni Konsulli Pergjithshëm Gëzim Gashi theksoi se ky aktivitet i paraprin festave të lavdishme të nëntorit të cilat kulmojnë me 28 nentor.
Ne pikturat e znj.Zekaj mbizotëron mesazhi për atdhedashurinë, simbolet e trashëgimisë kombëtare dhe lartësimi i figurave kombëtare.
Ekspozita do të qendroj e hapur deri me datën 01.03.2024 gjatë orarit të rregullt të punës: e hënë-e premtë 09:00-12:00 paradite dhe 14:00-17:00 pasdite.