Në Angli e shohin Guardiolën si trajner të ri të ‘Tre Luanëve’
04 tetor 2024
| 15:26
Pas “Euro 2024”, drejtuesit e Federatës Angleze po punojnë për të gjetur një trajner të ri, për këtë arsye zgjodhën të vijonin me një emër provizor deri në gjetjen e teknikut ideal.
Sipas “Sky Sports”, emrat e Potter, Jurgen Klopp apo Thomas Tuchel kanë rënë me radhë pasi emri i vetëm që bind Federatën Angleze është Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll ka një kontratë me Man.City deri më 30 qershor 2025, deri në këtë pikë nuk ka asnjë të dhënë se Guardiola do të rinovojë kontratën aktuale me “qytetarët”.
Në fund të këtij sezoni, Guardiola pritet të jetë një trajner i lirë, me drejtuesit e futbollit anglez që do të përpiqen këtë periudhë për të bindur teknikun spanjoll.