Në Arbanë të Prizrenit u bënë homazhe për dëshmorin Aziz Kelmendi
Sot nga ora 11:00 në varrezat e lagjes “Arbana” në Prizren, shumë familjarë, miq, shokë dhe dashamirë kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit të Kombit, Aziz Kelmendi.
Aziz Kelmendi nga Arbana e Prizrenit ishte vrarë 33 vjet më parë në kazermën e Paraqinit në Serbi më 3 shtator të vitit 1987.
Përpos Kelmendit që ishte vrarë në ditën e fundit që ishte në sherbimin ushtarak në kazermen e Paraqinit, shumë ushtar të nacionalitetit shqiptar ishin arrestuar dhe dënuar nga gjykatat ushtarake jugosllave të asaj kohe.
Ndër të dënuarit në Procesin e Paraqinit ishin: Rizah Xhakli i dënuar me 20 vjet burg, Abdylxhemil Alimani i dënuar me 20 vjet burg (Xhakli gjatë luftës në Kosovë ishte ende në vuajtje të dënimit në burgun e Pozharevcit, ndërsa Alimani e ka përjetuar edhe Masakrën e Dubravës 19-24 maj 1999), Afrim Mehmeti i dënuar me 13 vjet, Pajazit Aliu i dënuar me 13 vjet burg, Shefqet Paqarizi i dënuar me 7 vjet dhe, Enver Behluli i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.