Në arrest shtëpie prej 3 ditësh, Sali Berisha mban fjalim nga dritarja
Edhe pse në masën e isgurisë të vendosur ndaj tij, deklarohej se nuk duhet tëk omunikonte me asnjë person që nuk banon me të, kjo nuk e ka ndalur ish-kryeministirin Sali Berisha t’i dërgojë një mesazh mbështetësve të tij.
Disa simpatizantë të PD, janë mbledhur poshtë banesës ku Berisha është i mbyllur prej datës 30 dhjetor, kur u caktua masa “arrest shtëpie “ për të. Ai ka dalë në dritare, duke i përshëndetur e po ashtu ka mbajtur një fjalim, duke përsëritur se hetimi ndaj tij është një sulm politik.
“Vendosën ti ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju, por unë do ju rrëfej ju një gjë. Miqtë e mi, unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë, ajo është hyjnore dhe i bindemi asaj njëlloj si zotit. Ndaj ju garantoj ju se Sali Berisha do të mbrojë vetëm atë që është në interesin tuaj dhe në interesin e demokratëve dhe në interesin e Shqipërisë.
Përveç kësaj saj vendi, kombi ka një kushtetutë që përdhoset dhe shkelmohet cdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama. Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes. Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë. Ndaj dhe ne respektojmë kushtetutën supreme. Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij.
Sot unë paraqita në Facebook flamurin e PD, në fakt ai është flamuri i pluralizmit, flamuri i partisë që solli pluralizmin. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati, me shpresën se do mund të arkivojë në historinë PD. Ne jemi këtu sot për tu betuar para ndërgjegjes tonë se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha.
Edhe ditën e djeshme simpatizantët e ish-kryeministrit u mblodhën poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur. Berisha doli në dritare për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku thjesht bëri simbolin me dy gishta.
Gjykata Antikorrupsion vendosi të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të.