Në Australi temperaturat e larta kalojnë çdo parashikim!

21 janar 2019 | 14:32

Australia është duke u përpallur me valën më të nxehtë të ngrohjes në 80 vitet e fundit.

Temperaturat kanë shkuar deri në 40C, për gjashtë ditë rresht në të gjithë vendin.

Shumë kafshë kanë ngordhur dhe zjarre të shumta kanë shpërthyer si pasojë e temperaturave të larta në gjithë Australinë.

Madje shumë banorë të Australisë kanë zgjedhur që të vendosen në plazhin ‘Bondi’ në Sindei në mënyrë që t’i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Dita e premte e javës së kaluar u cilësua si dita më e ngrohtë, duke kaluar çdo perimetër të përvitshëm të nxehtësisë. Një mot i ngjashëm kishte qenë edhe në janar të vitit 2013, por që tani ka kaluar çdo parashikim.

Duhet përkujtuar që në pjesët tjera të botës ditë më parë persona të shumtë humbën jetën si pasojë e të ftohtit. Ndër vendet më të ftohta në Evropë u cilësua Austria, ku edhe u shkaktuan dëme të shumta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Niklas Sule ka fituar “betejën” me Jerome Boateng dhe tani…