Në Australi zbulohen dy shkëmbinj të mëdhenj me ari
11 shtator 2018
| 10:36
Minatorët në Australinë Perëndimore kanë njoftuar se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ari, që vlerësohen në miliona dollarë.
“Guri më i madh, me peshë 95 kilogramë, përmban 68 kilogramë ari”, ka njoftuar kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”. Ari ka vlerë rreth 15 milionë dollarë.