“Në avion ka bombë”, loja e Bjellorusëve për të arrestuar gazetarin

24 maj 2021 | 12:02

Një aeroplan që fluturonte nga Greqia për në Lituani bëri një ulje emergjente të kërkuar nga një avion ushtarak që vinte nga Minsku.

Në pranga ka rënë gazetari i famshëm nga Bjellorusia, Roman Protasevic, i cili është dënuar me vdekje.

Gazetari është konsideruar si një kundërshtar i qeverisë së vendit sepse ka mbuluar në mënyrë aktive demonstratat anti-qeveritare përgjatë vitit 2020.

Rrjeti mediatik Nexta tha se ish-redaktori i saj Roman Protasevich u arrestua. Mediat shtetërore të Bjellorusisë thanë se aeroplani u devijua për në Minsk, për shkak të një alarmi për bombë, por nuk u gjet asnjë eksploziv në të, shkruan BBC.

Shtetet evropiane kanë reaguar me zemërim, duke akuzuar Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” dhe duke kërkuar dënim të rastit. Figurat politike në të gjithë Evropën tashmë kanë bërë thirrje që BE dhe NATO të ndërhyjnë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab paralajmëroi se “veprimi i çuditshëm” do të kishte “pasoja serioze”.

Kryetarja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya, e cili u mund nga Alexander Lukashenko në sondazhet presidenciale vitin e kaluar të denoncuara gjerësisht si të manipuluara, ishte midis atyre që kërkuan lirimin e Protasevich.

Që nga zgjedhjet e gushtit, 66-vjeçari Lukashenko, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 1994, ka goditur zërat kundërshtues. Shumë figura të opozitës janë arrestuar ose, si zonja Tikhanovskaya, që iku në mërgim.

Gazetari i arrestuar Roman Protasevich është dënuar me vdekje nga qeveria Lukashenko në 2017, dhe ndaj ka reagime për shkak të mundësisë së ekzekutimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kasum Gashi shpall të pavlefshëm indeksin e kolegjit “Biznesi” me…