Në Bajgorë u mbajt ‘Dita e Mërgatës’
28 korrik 2019
| 15:16
Në kuadër të Ditëve të Diasporës është mbajtur të dielën në Shalë të Bajgores ‘Dita e Mërgatës’, e organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Në emër të ministrit Dardan Gashi, të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari politik i tij, Muhamet Selmani, i cili ka theksuar se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i ka dhënë mbështetjen në vazhdimësi diasporës shqiptare.
Dita e mërgatës u përcoll me program artistik, ku përformuan ansambli “Mitrovica” dhe me pika të ndryshme u paraqiten rapsodë dhe grupe të tjera folklorike.
/Epoka e re/