Në bastisjen tek Shala dhe Smakaj u konfiskuan telefona dhe dokumente
30 tetor 2023
| 11:31
Telefona dhe dokumente janë konfiskuar në operacionin e bastisjes tek dy ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj.
Lajmin e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini.
“Po, është e saktë”, ka thënë Qerkini për “KlanKosova”.
Bastisjet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ky operacion është duke u mbështetur nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.