Në bazë të ligjit nuk ka fryrje të listave të veteranëve
Ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit, Shkumbin Demaliaj, ka bërë me dije se në bazë të ligjit dhe dokumentacionit të ofruar, numri prej 60 mijë veteranëve të UÇK-së është i saktë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nuk ka fryrje të listave meqë, sipas tij, pjesë e listës së veteranëve janë veteranët luftëtarë, veteranët invalidë dhe të internuarit e luftës.
Demaliaj ka theksuar se prej 60 mijë veteranëve vetëm 37 mijë prej tyre marrin pensione.
Sipas tij, nuk ka veteran të rrejshëm dhe meritor, por ka vetëm veteran.
Në këtë kontekst, Demaliaj e ka quajtur banale shifrën prej 19 mijë veteranëve të rrejshëm.
Ai i ka bërë thirrje prokurorisë ta kryejë punën e vet dhe ta çojë deri në fund hetimin e listave të veteranëve.
Por, sipas Demaliajt, është e papranueshme që kujt t’i teket të flasë dhe ta ofendojë luftën e UÇK-së.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)