Në Belgjikë e Çeki punojnë edhe mjekë të infektuar me Covid-19
Në Evropë po rriten me shpejtësi shifrat e infektimeve, çka po sjell një tejmbushje me ritme shqetësuese të reparteve të terapisë intensive.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar nga mbingarkesa e sistemeve shëndetësore sidomos në kontinentin e vjetër dhe SHBA.
“Shumë vende në hemisferën veriore po përballen aktualisht me një rritje shqetësuese të rasteve dhe shtrimit në spitale”, ka deklaruar kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.
Në disa vende madje është arritur që tani kufiri i kapaciteteve.
Kështu në provincën belge, Liezh një duzinë mjekësh dhe infermierësh duhet të punojnë në klinika tejet të mbingarkuara edhe nëse mund te jenë dhe vetë të infektuar.
“Ne duhet të zgjedhim mes të keqes më të madhe dhe asaj më të vogël”, tha Philippe Devos nga Shoqata e Sindikatave të Mjekëve.
Zgjidhja më e keqe sipas tij, do ishte të mos i trajtoje pacientët. Belgjika është vendi në BE me numrin më të lartë të infektimeve COVID-19.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ky vend ka 1390 të infektuar në 100.000 banorë.
Një situate e ngjashme paraqitet edhe në Ceki. Në këtë vend, mbi 13.000 punonjës të sistemit shëndetësor janë infektuar me koronavirus dhe pjesës dërrmuese e atyre që nuk shfaqin simptoma, u është kërkuar të vazhdojnë punën./tch/