Në Beograd sot festohet 16-vjetori i pavarësisë së Kosovës
Kosova më 17 shkurt shënoi 16-vjetorin e pavarësisë së saj.
Shtetin e Kosovës deri më tani e kanë njohur 117 shtete, por jo edhe Serbia fqinje.
Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj të marte edhe në kryeqytetin e Serbisë do të shënohet përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Organizimi do të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Aty i ftuar është edhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, njofton Klankosova.tv.
Ai në një intervistë në “Sytë 7” në “Klan Kosova”, ka njoftuar për këtë organizim.
Lutfiu ka thënë se organizimi bëhet nga ana e ambasadorit Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
Luftiu ka bërë me dije se ky është viti i dytë që po shënohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd nga e njëjta zyre.