Në Beograd sulmohen basketbollistët e Buduçnostit të Malit të Zi. I quajnë ‘shiptari’
Në sallen e sporteve ‘Pionieri’ në Beograd po mbretëron atmosferë e tensionuar. Bëhet fjalë për ndeshjen e serisë finale të play-off-it ndërmjet ekipit serb të Crvena Zvezdës dhe atij malazez, Buduçnosti.
Posa kanë dalë në parket malazezët, tifozët huliganë serbë i kanë fyer, gjujtur e sharë, madje i kan quajtur edhe ‘shiptari’.
Që nga njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, raportet malazezo-serbe nuk janë të mira.
Para se të fillon kjo ndeshje në një moment, disa tifozë kanë hyrë edhe në terren e që më pas basketbollistët e ekipit nga Podgorica janë detyruar të ikin në zhveshtore.
Ata janë quajtur edhe ‘shiptari’. “Vrisni shiptarët”, janë dëgjuar brohorima dhe thirrje të ndryshme nga huliganët kriminelë serbë.
Atmosferë e tensionuar ka mbretëruar edhe në ndeshjet e kaluar të zhvilluara në Podgoricë.