Në Berlin nis takimi i Kurtit me Scholzin
04 maj 2022
| 16:13
Në Berlin ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Në takimin që ka nisur në orën 15:00, lideri kosovar dhe ai gjerman do të kenë temë bisede situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale, dialogun Kosovë-Serbi dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
Shefi i qeverisë gjermane pritet të takohet nga ora 17:30 edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili po ashtu sot ka udhëtuar drejt Berlinit.
Scholzi e ka ftuar edhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.