Në Birmani mbahet marsh në mëngjes për t’iu shmangur ndërhyrjes policore

21 mars 2021 | 20:16

Me protestat publike që po bëhen përherë e më të rrezikshme në Birmani, demonstruesit anti-grusht-shtet kanë mbajtur të dielën një marshim me të zbardhur dita për t’iu shmangur rrezikut të konfrontimit me forcat e sigurisë. Rreth njëqind mjekë, infermiere, studentë mjekësie dhe farmacie me mantele të bardha kanë marshuar rrugëve duke brohoritur slogane kundër marrjes së pushtetit nga junta ushtarake.

Gjeneralët kanë kryer para shtatë javësh grusht-shtet kundër qeverisë së zgjedhur civile. Në Birmani, po mbahen përditë demonstrata dhe akte të tjera të mosbindjes civile prej 1 shkurtit kur nga pushteti i rrëzua liderja Su Ki menjëherë pas fillimit të mandatit të dytë qeveritar.

Grusht-shteti ka përmbytur përparimin e shënuar drejt demokracisë në shtetin e Azisë Juglindore pas pesë dekadash me sundim ushtarak. Mandalaj është kthyer në qendër të madhe të kundërshtimit të marrjes së pushtetit nga ushtarakët. Deri tani, janë vrarë 235 persona në mbarë vendin, ka bërë të ditur Shoqata e të burgosurve politikë të vendit. Mbi dy mijë të tjerë janë arrestuar dhe burgosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini…