Në biznes dhe marketing përdorni gjuhë sa më të thjeshtë
Shpaketoni një çështje. Fitoni përshtatje. Gjeni hapësirën e bardhë. Krijoni tension.
Shumë njerëz në marketing dhe biznes përdorin standardin e njëjtë të fjalëve për të përshkruar situata si zëvendësim të gjuhës së vërtetë. Ata mbështeten në zhargon për të komunikuar koncepte në vend se të shpjegojnë atë që duan të thonë.
Ata mendojnë se i bën të duken të zgjuar, por kjo shton vetëm më shumë hutim.
Sigurisht, një fjalë e cila përdoret si shkurtesë e një fjale tepër të gjatë mund të jetë e dobishme. Por, kur njerëzit lidhin një sekuencë të gjatë të fjalëve të pakuptimta ose i përdorin ato për të zëvendësuar atë që ka nevojë për më shumë shpjegim, ata mund të humbasin të gjithë vlerën.
Pra, personalisht unë shmang përdorimin e këtyre fjalëve, dhe do të dëshiroja të ju jepja disa sygjerime se si të shmangni edhe ju këtë kurth.
Flisni në mënyrën se si flasin njerëzit
Nuk ka asgjë më mirë se sa një bisedë e thjeshtë për të tejkaluar zhargonin. Në vend të ‘’fito përshtatje’’ thoni ‘’le të kuptojmë se si të pajtohemi’’. Në vend të ‘’shpaketimit të takimit’’ thoni ‘’le të nxjerrim ato që janë diskutuar në takim dhe të tregojmë hapat e radhës’’. Kur jeni në dyshim, është gjithmonë më mirë të përdorni diçka e cila tingëllon natyrale në vend të zhargonit.
Jepni më shumë specifikim
Nëse nuk mund të ndihmoni veten dhe duhet të mbështeteni në zhargon, të paktën jepni specifikim rreth tij. Pra, në vend të ‘’shpaketimit të takimi’’, thoni ‘’le të shpaketojmë tri diskutimet më të vështira të takimit për të zbuluar me të vërtetë burimin e tensionit’’.
Jepni shembuj
Sërish, nëse zhargoni është mënyra e vetme që të shprehni veten në atë moment, shtoni një shembull në komunikim që të mos ketë dyshim se çfarë dëshironi të thoni. Në vend të ‘’shpaketimit të takimit’’ thoni ‘’le të shpaketojmë takimin sikur në takimin e djeshëm kur adresuam performancën e Margaret’’. Nuk ka asgjë më të qartë se një shembull i cili përshtatet me qëllimin që e keni.
Ju nuk mund të eliminoni tërësisht zhargonin nga biznesi, dhe ato mund të jenë të dobishme në krijimin e një të foluri të përditshëm në zyrë. Por, ato janë më të dobishme kur përdoren në kontekstin e qartësisë, specifikimit dhe shembujve qartësues.