Në Bjellorusi dënohen dy gazetare me burgim
Një gjykatë në Bjellorusi dënoi dy gazetare me dy vjet burg, të enjten me akuzat e orkestrimit të demonstratave kundër Presidentit Alexander Lukashenko.
Katsiaryna Andreyeva dhe Daria Chultsova nga TV Belsat i Polonisë u arrestuan në nëntor në një apartament në Minsk.
Ato po transmetonin protestat e vazhdueshme që po zhvilloheshin në mbështetje të një demonstruesi i cili u vra disa ditë më parë.
Andreyeva i tha gjykatës përpara vendimit se do të punonte për të ndërtuar “një Bjellorusi që nuk do të ketë shtypje politike”.
Një avokat i gazetarëve tha se ata do të apelojnë vendimin.
Në Bjellorusi ka pasur demonstrata masive pas zgjedhjeve të diskutueshme të gushtit që kundërshtarët e Lukashenkos thanë se ishin manipuluar për t’i dhënë atij një tjetër mandat.
Lukashenko ka mohuar që zgjedhjet të ishin mashtruese.
Një goditje e mëvonshme e protestave ka çuar në arrestime të mijëra njerëzve dhe ka shtyrë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione kundër zyrtarëve në Bjellorusi.